Futboll Shqipëri Sport

“ËNGJËLL DHE DJALL”/ Mavraj i pafat, fiton penallti dhe e humbet po vetë (VIDEO)

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka qenë i pafat në sfidën e sotme ndaj Atromitos të vlefshme për javën e 13-të të Superligës greke.

Mavraj

Skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-0, teksa në minutën e 56-të, shqiptari kishte një shans të artë për të barazuar rezultatin. 32-vjeçarit iu besua një 11-metërshi i fituar nga vetë ai, por nuk arriti ta kthente në gol. Ka qenë portieri kundërshtar që me pritjen e tij, i ka mohuar golin futbollistit të Kombëtares. Ky moment i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës verdhezi.

Në formacionin titullar në sfidën e sotme ka qenë edhe mesfushori Migjen Basha, i cili u ndëshkua me kartonin e verdhë në minutën e 38-të. Me humbjen e sotme, Arisi është larguar nga zona Champions, teksa diferenca nga vendi i dytë ka shkuar në -9.

Related posts

(FOTO) Skedina e çmendur/ 3 ndeshje koeficenti 1000

Q.Autor

“SHOKOHET JUVENTUSI”/ Cristiano RONALDO befason me veprimin e radhës

Isa.Autor

​Sondazh: Tifozët e Realit nuk e duan Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment