Futboll Shqipëri Sport

Kontribuoi një jetë të tërë për futbollin shqiptar, FSHF-ja nderon PERSONALITETIN

Federata Shqiptare e Futbollit nderoi ditën e sotme fotoreporterin veteran të futbollit shqiptar Luigj Preçi në një ceremoni të veçantë. Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Sekretari i FSHF-së Ilir Shulku i dha çmimin e Mirënjohjes Preçit bashkë fanelën e personalizuar të Kombëtares me emrin e tij.

“Luigj Preçi, një prej fotoreporterëve më pasionant të sportit dhe kryesisht, futbollit, për afro 60 vjet, ka ndjekur shumë veprimtari kombëtare, në nivel kampionati dhe kupe Shqipërie, si edhe përballjet ndërkombëtare. I cili me pasion ka pasqyruar përmes fotove një pjesë të fubollit shqiptar.

FSHF e respektoi punën dhe kontributin e tij, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, i dhuroi mirënjohjen e institucionit të futbollit për kontributin e tij të gjatë. Ajo u shoqërua me bluzen e personalizuar të ekipit kombëtar me emrin e Luigj Preçit dhe numrin 80.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë figura te sportit shqiptar, gazetarisë dhe familjarë të tij.”

Related posts

MILAN-TORINO/ Trajneri Pioli kërkon triumfin edhe në Kupën e Italisë, Ibra rikthehet titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NË ITALI E BËJNË FAKT TË KRYER/ Ja shkaku i largimit të Hysajt nga Napoli

Delo.autor

VAZHDON ME GODITJEN PA ASNJË KOSTO/ Juventus pranë një tjetër futbollisti me parametra zero, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment