Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË/ Helikopteri në fushë për të transportuar tifozen, ishte GATI PËR TË LINDUR NË…

“Ndalni ndeshjen, lajmëroni një helikopter, pasi bashkëshortja ime është duke lindur”. Kanë rrjedhur kështu, pak a shumë, ngjarjet në një stadium të Italisë, gjatë një ndeshje futbolli të Kupës së Italisë mes ekipeve diletante të Dro dhe Lavis, në zonën e Riva di Garda.

Natyrisht që ndeshja u ndërpre për disa minuta, helikopteri mbërriti dhe u ul në mesin e fushës për t’i ardhur në ndihmë një gruaje, që ishte shtatzënë, gati për të lindur. Ajo është bashkëshortja e një prej futbollistëve në fushë, që ka kërkuar ndihmë për të sjellë në jetë djalin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në një stadium në qytezën e Benacense. Sipas medieve italiane, gruaja që ndodhej në shkallët e stadiumit për të ndjekur bashkëshortin që luante futboll, arriti të ngjitej vetë në helikopter dhe u dërgua me urgjencën në maternitet, ku dhe solli në jetë fëmijën. Ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta dhe më pas vijoi normalisht, me ekipin e Dro që fitoi 3-1.

Related posts

NGA DOSSENA TEK CHRISTIAN PANUCCI/ Pas Shqipërisë, ja trajnerët e huaj që mbetën pa… skuadër

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Dybala ndëshkon Udinesen me një goditje perfekte nga… (VIDEO)

Delo.autor

Can tregon nëse ka nënshkruar me ndonjë skuadër

Q.Autor

Leave a Comment