Futboll Premier League Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Klopp: Ja si mu duk reagimi i Sterling pas ABUZIMIT RACIST

Jurgen Klopp ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për Raheem Sterling teksa ka përgëzuar anglezin pasi ka trajtuar pa respekt ata që e abuzuan në Stamford Bridge. Trajneri i Liverpool thotë se e ka parë ndeshjen mes City-t dhe Chelsea-t të shtunën në mbrëmje dhe e kishte dalluar abuzimin ndaj yllit të përfaqësueses angleze teksa ai po kryente një goditje këndore.

Incidenti tashmë po investigohet nga policia vendase.

“E pashë ndeshjen dhe mendoj se e kapa situatën kur ai shkoi për të kryer goditjen e këndit dhe disa tipa e kanë ofenduar. “Nuk e dëgjova se çfarë thanë, por menjëherë mendova se reagimi i tij ishte thjesht brilant,” shprehet trajneri i Liverpool në prag të ndeshjes ndaj Napolit në Champions League.

“Ai dha përgjigjen e duhur, duke mos reaguar ndaj provokimeve. Ata nuk meritojnë asnjë reagim, ata nuk meritojnë respekt. “Nuk jam i befasuar që gjëra të tilla ndodhin akoma por më pëlqen fakti se të gjithë dolëm në krah të Sterling, duke thënë se ‘Nuk mund të thuash më çfarë të duash, nuk është e mundur’”.

Related posts

PRITET TË NISË BOTËRORI “2021”/ Formula 1 merr masat, ka gati dy pista rezervë në rast emergjence

Delo.autor

NDRYSHIME TEK LISTA E KOMBËTARES U-21/ Dëmtohet Tedi Cara, vendin e tij e zë një tjetër lojtar i Partizanit

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME TEK PSG/ 15 milionë euro bindën trajnerin Tuchel për Icardin

Delo.autor

Leave a Comment