Futboll Seria A Sport

KA LUAJTUR ME MILANIN/ “Tulipani” kërcënon INTERIN: Në shtëpi ishte FAJTOR ARBITRI, tani do të…

Atë disfatë në shtëpi kundër Inter, Van Bommel nuk e ka kapërdirë kurrë. Ende i nxehtë asaj kohe kishte drejtuar gishtin te Handanovic dhe mos skualifikimi i tij, një muaj më pas u rikthye të flasë duke akuzuar abitrin për fajtor. Mjafton kaq për të motivuar atë, dhe për reflex, është një skuadër e eliminuar nga gjithçka. “Motivimet duhet të vijnë nga brenda nesh, nuk duhet të ndryshojë asgjë, pavarësisht nëse ka apo jo objektiv të arritshëm. Ne duam të luajmë dhe të fitojmë”, deklaroi Van Bommel.

Fundja, PSV e tij është në fazën e parë të një projekti rikthimi me skadencë të largët: “Luajtëm në Camp Nou, Wembley, tani në San Siro. Përjeton emocione që nuk gjen shpesh gjëkundi tjetër. Në Holandë nuk gjen kurrë një atmosferë kështu. Niveli është i lartë, por besoj se në grup kemi bërë mirë, edhe pse nuk morëm pikë. Por është eksperiencë. Kur isha në fushë, skuadra ime luftoi për 5-6 vite për të bërë rrugën e Champions-it. Për Inter, kjo ndeshje është deçizive, stadium do të jetë plot. Nuk do të shohin rezultatin e Barcelonës, por do të mendojnë vetëm për veten e tyre”, konfirmoi trajneri i PSV, Van Bommel.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Juventus-Spal

Delo.autor

ELOZHE PËR FUTBOLLISTIN E RED DEVIL/ Saha: Martial të qëndrojë, nëse dëshiron të fitojë trofe me United

Isa.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Futbollisti u detyrua të hipte në atë aeroplan

Delo.autor

Leave a Comment