Futboll Sport

FLET PËR ISH-KOLEGËT E TIJ/ Iniesta: Dembélé mund “TË VRITET”, por vetëm nëse…

Pasi u bashkua me kolegët e tij në “Ciutat Esportiva”, të hënën pasdite, duke qenë dëshmitar në trajnimin e ish-shokëve të tij, Andres Iniesta u shfaq para mediave ditën e sotme në një event marketingu. Iniesta foli për disa çështje.

Japonia: “Është gjithçka e mahnitshme, është një gjë tjetër nga këtu. Njerëzit atje janë të qetë, fëmijët e vegjël shkojnë vetëm në shkollë”.

Villa: “E takova atë në ndeshjen e fundit, sepse ishte atje për të rregulluar disa gjëra. Eshtë një iluzion se edhe ai do të luajë atje”.

“El Clásico”: “E pashë, edhe pse ishte relativisht herët me orën në Japoni (00:15). Sidoqoftë, nuk kam parë shumë lojëra të Barçës për shkak të orarit”.

Barça: “Jo ​për ​nostalgji, por dëshiroj që të kem forcën dhe ndjenjën për të vazhduar në të ardhmen këtu, jo më si futbollist. Tani jam në diçka tjetër”.

Situata me Dembele: “Është e vështirë ta vlerësoj një situatë, teksa nuk jam brenda grupit. Kam përshtypjen se flitet për standartet e një klubi si Barcelona, ku të gjithë duhet të jenë në përputhje me rregullat. Ousmane është super i vlefshëm për klubin, ndaj nuk jam për ta vrarë atë… Ose, le ta vrasin kur nuk ka më asnjë ilaç për ta ndryshuar situatën. Unë nuk mendoj se ka gjëra të pandreqshm, se nuk ka zgjidhje për tri vonesa. Nëse jo, atëherë do të duhet të merren masa”.

Messi dhe deklaratat e Pele: “Unë nuk kam ndërmend të komentoj ato që ka thënë Pele. Për mua, Leo është futbollisti më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Ai ka të gjitha të dhënat, që nuk janë parë tek askush deri më tani. Dhe nuk po flasim vetëm për një vit, por për 15 vite. Mendimi i Pele nuk është imi”.

“Topi i Artë” dhe Messi: “Për mua, Messi është më i miri, por nuk mund të them se ishte e padrejtë që Modric e fitoi “Topin e Artë”. Ndoshta organizatorët duhet të shpjegojnë saktësisht përse kjo ndodh me “Topin e Artë”.

Komunikimi në Japoni: “Ne flasim në japonisht, anglisht, spanjisht … Dhe pastaj kam një përkthyes, por po mësoj dhe po e shijoj japonishten”.

Related posts

LIVE/ Tirana-Laçi, Zhbllokohet sfida, Ngo kalon në avantazh bardheblutë

Delo.autor

ITALI-BELGJIKË/ Mesfushori Locatelli: Courtois e quajti një ndeshje të pavlerë? Na duhet neve

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment