Futboll Shqipëri Sport

Akuzat ndaj Skënderbeut/ Reagon ASHPËR TAKAJ: Muça është bërë si FALLXHOR, e ftoj në…

Ish-trajneri Shkëlqim Muça në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH është shprehur për Skënderbeun se është një skuadër që po tregon ulje-ngritje të mëdha. Sipas tij kjo është një gjë normale, pasi korçarët janë të dënuar dhe kjo situatë do të vazhdojë.

Në këto rrethana, ka reaguar edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili në një prononcim për të përditshmen sportive ka thënë se Muça tashmë i di të gjitha dhe është bërë si fallxhor.

“Unë nuk e di se çfarë është bërë ky tani që i ditka të gjitha. Është bërë si fallxhor me këto parashikime. Nëse ka ndonjë gjë konkrete, le të vijë dhe të na i thotë në sy, jo kështu”, ka thënë Takaj.

Më tej, presidenti ka folur edhe për gabimin e portierit Aldo Teqja ku ka theksuar: “Ne si klub nuk mund të “varim” një lojtar për gabimet që bën. Por, nëse shkon puna deri këtu, unë e ftoj Muçën që të përballet në gjykatë me Teqjan”, është shprehur ndër të tjera presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.

Related posts

“PO SHKRUAJ NË KËTO DITË HISTORINË TIME FUTBOLLISTIKE”/ De Biazi libër për Shqipërinë: Jam te kapitulli i tretë

Delo.autor

MPOSHTET NË TOKËN SLLOVENE/ Partizani zhgënjen sërish, Çinari jep sinjale pozitive (VIDEO)

Delo.autor

KLASIFIKIMI: Belgjika dhe Anglia kryesojnë Grupin G

Sadik.Autor

Leave a Comment