Futboll La Liga Sport

FJALË PAK E PUNË SHUMË/ BALE hajmalia e REALIT, njihuni me statistikat e uellsianit

Reali i Madridit e ka hajmalinë e tij. Quhet Garet Bejl dhe statistikat e tregojnë këtë gjë. Që nga koha kur u transferua në klubin madrilen në sezonin 2013-2014 ka luajtur një total prej 208 ndeshjesh zyrtare dhe prej tyre ka fituar 141 (68%), ka barazuar 35 (17%) dhe ka humbur 32 (15%).

Reali i Madridit ka fituar 65 ndeshje, ka barazuar 8 dhe ka humbur vetëm 1 kur sulmuesi uellsian ka gjetur rrugën e rrjetës. E thënë në një mënyrë tjetër, kur Bejl shënon, Reali fiton 87.8 për qind të ndeshjeve, barazon 10.8 për qind dhe humbet 1.4 për qind. Humbja e vetme me Bejlin si golashënues ka ndodhur në sezonin 2014-2015 kur skuadra e Ançelotit humbi ndaj Real Sociedadit me rezultatin 4-2.

 

Related posts

Totti, ka një hall të madh para takimit Roma – Liverpool

Sadik.Autor

FOTO/ Arsenal-Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

JUVENTUSI/ Moratti: Mendoj se është një prej skuadrave më të forta të historisë

F.autor

Leave a Comment