Futboll Shqipëri Sport

SKANDALOZE/ 11-metërsh AMATORESK në kampionatin SHQIPTAR, lojtari rrëshket vetë dhe arbitri akordon PENALLTI (VIDEO)

Presim nga viti në vit që futbolli shqiptar të njohë progres, por kjo me sa duket ndodh deri diku në elitë, pasi në ligat inferiore niveli lë shumë për të dëshiruar. Jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë organizativ.

Si të mos mjaftonte kjo, për t’i dhënë shkelmin e fundit mendojnë gjyqtarët. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë të luajtur mes Sopotit dhe Gramshit, gjyqtari Ditmar Jubica akordon një 11-metërsh që nga pamjet filmike shihet qartë që nuk është aspak i tillë.

Lojtari i ekipit librazhdiot rrëshket vetë në zonë, por arbitri kryesor drejton menjëherë dorën nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kaq ka mjaftuar dhe lojtarët gramshiotë kanë protestuar për këtë vendim të tij, por që s’u zbraps më. Kujtojmë që kjo sfidë u mbyll me rezultat 1-1 dhe ishte e vlefshme për javën e 10-të.

Related posts

REAL MADRID-BARCELONA/ “El Clasico”, bota me sytë nga “Santiago Bernabeu”

Delo.autor

Laçi-Luftëtari/ Starti i keq për gjirokastritët kërkon reagim, trajneri Kostic në “fije të perit”

Isa.Autor

“STRAKOSHA DO TË RIKTHEHET TITULLAR TEK LAZIO”/ Asistenti i Rejës kritikon: Çështja e portierit duhet të jetë e zgjidhur

Delo.autor

Leave a Comment