Seria A

Seria A/ Zamparini: “Dybala ka humbur entuziazmin”

Paulo Dybala po kalon momente jo të mira në Juventus dhe kjo sipas presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini është për shkak se lojtari ka humbur entuziazmin.

Zamparini insiston se kjo çfarë po i ndodh Dybalas në Juventus është normale dhe se të gjithë lojtarët e përjetojnë.

“Dybala po kalo kohë të vështirë, por, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha Zamparini për Corriere dello Sport.

“Është diçka që të gjithë lojtarët e kalojnë, sidomos ata që përfitojnë nga 400 mijë euro në vit në 10 milionë. Nuk ka asgjë për të qeshur”, vazhdoi ai.

“Drejtuesit e Milanit vetëm duhet të presin që Dybalas t’i kthehet entuziazmi sërish”.

Dybala kishte shënuar 10 gola në gjashtë ndeshjet e para, por prej atëherë në 10 ndeshje ka shënuar vetëm dy gola dhe në ndeshjet e fundit po qëndron edhe në bankën rezervë.

 

Related posts

Chiellini: Ronaldo te Juventusi? Mendoja se ishte e pamundur, por tani ëndërrojmë…

Isa.Autor

MERR FUND GJITHÇKA/ POGBA refuzon kalimin te BARÇA, në janar rikthehet tek JUVENTUSI

Isa.Autor

Napoli shfaq interes për Balotelli dhe Donnarumma!

Sadik.Autor

Leave a Comment