Futboll Seria A Sport

PLAS TEK LAZIO/ Strakosha hesht shokun e ekipit, ja si i vihen kundër tifozët… (VIDEO)

Situata aspak e mirë te Lazio pas barazimit ndaj Sampdorias në kampionat ka bërë që të shpërthejë indinjata e tifozëve dhe nervat të mos mbahen më. Tifozeria e Curva Nord nuk ka kursyer askënd, por sidomos është kapur me portierin e kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Episodi ka të bëjë me fundin e ndeshjes. Pas golit të pësuar në minutën e 99-të nga Saponara, lojtari i Sampdorias, mbrojtësi Acerbi i drejtohet “çfarë bëre kështu?”. Menjëherë, përgjigjia e Strakoshës është me gishtin që mban në gojë si për t’i thënë “mbylle”. Në dhomat e zhveshjes gjithashtu ka pasur tension. Acerbi ishte ankuar për faktin se në vend që të vononte lojën, Strakosha ka goditur rivënien fundore, duke i dorëzuar topin miqve, që shënuan.

Akuza të ashpra edhe nga kapoultrasi i grupit “Irriducibili”, Fabrizio Diabolik. “Çfarë i duket vetja atij fëmije?! Të heshtë një mbrojtës që jep shpirtin në fushë dhe ka eksperiencë. Nuk është hera e parë që na dënon. Ai që vitin e shkuar na hoqi Champions me gabimet ndaj Interit!”.

Ndërkohë, Thomasi në rrjetin social Instagram, ka postuar një video duke shkruar “bla, bla, bla”, pra flisni sa të doni, vetëm llafe keni. Drejtuar kritikave të tifozëve.

View this post on Instagram

😏#bla#bla#bla

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on

Related posts

​MAKINA E PRODHIMIT TË PARAVE/ Përfitimet marramendëse të Dortmundit nga shitja e goleadorëve

Delo.autor

Kupa e Botës/ Anglia shënon golin e parë ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

Ahmataj iu bashkua Kamzës, te Burreli e pason lezhjani i njohur

Sadik.Autor

Leave a Comment