Futboll La Liga Sport

“GJOBA 200 MIJË EURO”/ Ja si Dembele i kërkoi falje shokëve të ekipit…

Ousmane Dembele mesa duket është gati të punojë për të rregulluar sjelljen e tij. Qortimi i shokëve të ekipit dhe trajnerit si dhe gjoba rreth 200,000 euro ka bërë që ai të mendojë ndryshimin.

Aq shumë sa të hënën, përpara seancës stërvitore në prag të ndeshjes me Tottenham në Champions League, Dembele vendosi të kërkonte falje përpara të gjithë shokëve në dhomën e zhveshjes.

Sport pretendon se francezi ka thirrur të gjithë lojtarët e Barcelona-s për t’i kërkuar falje dhe gjithashtu ka premtuar se nuk do të ndodhte më.

“Ai kërkoi falje në dhomën e zhveshjes. Ne e pranuam. Ai e di se ka bërë gabime, por është një djalë i mirë,” shprehet Alena pas ndeshjes me Spurs.

Fjalimi i tij ishte i shkurtër, por me respekt. Dhe shokët e ekipit e kanë vlerësuar. Tashmë duket se çdo gjë është e kaluar.

Dhe kjo u pa në ndeshjen me Tottenham, ku shënoi një gol të mrekullueshëm.

Related posts

“DO TË JETË GARË E HAPUR…”/ Portieri Ter Stegen “shenjtëron” presidentin Laporta dhe Messin

Delo.autor

PROBLEMI FIZIK/ Lojtari i Barcelonës “shpërthen kundër” gazetarëve: Na kanë çarë b…

Delo.autor

COVID-19/ Bayern nuk ia del në mes të krizës së pandemisë, mundet në shtëpi me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment