Futboll Seria A Sport

OBJEKTIVI PËR ZONËN CHAMPIONS/ Milan me sytë nga Londra, kërkon 3 lojtarë nga…

Me merkaton e janarit në prag, Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo po planifikon përforcimet që do t’i vërë në dispozicion trajnerit Gattuso, me qëllim arritjen e objektivit të skuadrës, renditjen përfundimtare në zonën Champions.

Braziliani, i ndihmuar edhe nga Ivan Gazidis, po bëjnë Pazar pikërisht në Londër dhe më konkretisht te skaudra e Chelseat, nga ku shpresojnë që të afrojnë plot 3 futbollistë, nga një për çdo repart.

Kështu në mbrojtje pritet të vijë njëri mes Christensen dhe Gary Cahill, të dy të mbetur jashtë planeve të Maurizio Sarrit, në mesfushë spanjolli Cesc Fabregas, që do të shtonte eksperiencën dhe cilësinë në skuadrën e Gattusos dhe në sulm Mitxhy Batshuay.

Ky i fundit është aktualisht i huazuar te Valencia, por duket se spanjollët nuk janë të kënaqur me performancën e tij dhe mund ta kthejnë pas që në fund të këtij viti, ndërsa drejtuesit e Milanit janë gati ta marrin në Itali, nëse nuk arrijnë akordin për transferimin e Quagliarelës.

Related posts

SHOKOHET ARSENALI/ OZIL TRANSFEROHET tek RIVALËT e topçinjëve, e thirri trajneri…

Isa.Autor

“RUANI DATËN”/ Neymar entuziazmon fansat me projektin e ri: Kaosi Perfekt (VIDEO)

Delo.autor

​Juventus fiton derbin ndaj Torinos, kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia

Q.Autor

Leave a Comment