Futboll Premier League Sport

GJENIU/ Në gjurmët e talentit Sancho, Shola Shoretire shkruan historinë me Man United

Një emër për t’u mbajtur mend: Shola Shoretire, 14 vjeç. Më saktë, 14 vjeç, 10 muaj e 10 ditë. Thuajse fëmijë, por tashmë është pjesë e historisë së Manchester United. Djaloshi i “Red Devils” zbriti në fushë dje në Youth League, në fitoren 2-1 kundër Valencias, në një sfidë që vë përballë të rinjtë, por bëhet fjalë për 16-18 vjeçarë, ndërsa Shola ishte si një bebe krahasuar me futbollistët e tjerë në fushë.

Dy rekorde në një ditë: Shoretire u bë lojtari më i ri në historinë e United që mori pjesë në një ndeshje zyrtare dhe më i riu që ka luajtur ndonjëherë në Youth League.

Anësor ofensiv, i lindur në 2004 dhe me origjinë nga Nigeria, Shoretire debutoi në minutën e 74-t, kur trajneri Nicky Butt vendosi t’i jepte besim.

Për momentin Shoretire është ndalur te rekordi i vendosur, por tek United nuk mendojnë për rekorde, sepse aktivizimi i Shoretire ka lidhje me një strategji të re: vlerësimi i talenteve vendas dhe besimi ndaj tyre, me shpresën se do të zbulohet ndonjë Jadon Sancho i ri, para se fëmijët të largohen dhe të bëhen burra gjetkë, me United që duhet të shpenzojë miliona për t’i kthyer në shtëpi.

Related posts

Pochettino i mbyll derën Realit: Kane nuk ka çmim

Q.Autor

KËRKOHEJ NGA CONTE/ Arsenal gati të “rrëmbejë” mbrojtësin francez…

Delo.autor

Shkëmbi: Dënim shokues, pse UEFA nuk e quan trukim humbjen e Sportingut?

Sadik.Autor

Leave a Comment