Bundesliga Futboll Sport

GODITJA NË KOKË/ “Djali i karatesë” Muller kryen faullin më të ASHPËR të vitit (VIDEO)

Thomas Muller, kampion bote në 2014, një yll në perëndim këto vitet e fundit, i cili më shumë se për golat dhe lojën e tij, tashmë përfundon në qendër të vëmendjes për gjëra të tjera.

Të mërkurën në mbrëmje kundër Ajaxit, në Amsterdam, sulmuesi bavarez kreu një faull të tmerrshëm në minutën e 75-të, që ka bërë xhiron e botës dhe pa frikë mund të quhet faulli më i shëmtuar i vitit, të paktën në nivele kaq të larta.

Mbrojtësi argjentinas Nicolas Tagliafico ishte me fat që nuk përfundoi në spital dhe në fund të ndeshjes shënoi edhe një gol, ndërsa mediat në Gjermani e gjetkë u përqendruan shumë te Muller, po aq sa te ndeshja.

Natyrisht, Muller tashmë do të mungojë për të paktën 2 ndeshjet e turit të ardhshëm në Champions League, duke acaruar jo pak Bayern-in, që është penduar me kohë që nuk e shiti për thuajse 100 milionë euro, shifër e ofruar nga Manchester United në verën e vitit 2016.

Related posts

E ZYRTARIZON CHELSEA/ Shiriti i kapitenit i besohet mbrojtësit

F.autor

MANCHESTER CITY-WEST HAM/ “Qytetarët” kalojnë në epërsi, shënon Aguero me 11-metërsh

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ CHELSEAT/ Pochettino: Titulli në Premier? Mund ta fitojmë pas dhjetë…

Delo.autor

Leave a Comment