Futboll Shqipëri Sport

KUKËS rihap garën për titull/ GJICI: I kënaqur po të fitonim, do të ndërhyjmë në…

Presidenti i Kukësit Safet Gjici nuk u shfaq i gëzuar për rezultatin 0-0 të takimit të sotëm Partizani-Kukësi. Për Supersport pas ndeshjes, ai e konfirmoi se Kukësi do të ndërhyjë në merkato në janar.

“I kënaqur me rezultatin? I kënaqur do të isha, po të fitonim.
Mbrojtja nuk pëson gola? Bukur mbrojtja, por kemi probleme te mesfusha. Kishim dy dëmtimte në mesfushë: Chaffik dhe Dzarian. Po të kishim ata të dy do kishim rezultat tjetër sot. Barazimi është mirë prapëseprapë.

Merkatoja? Patjetër që do të ndërhyjmë në janar. Brenda dhjetorit do t’i gjejmë lojtarët e duhur.

Shanset për të marrë titullin e dytë? Ju e dini që e duam titullin. Kampionati është i gjatë, konkurenca e fortë”, u shpreh Gjici.

Related posts

LIVE/ Champions League starton me mbrëmjen e dytë, shënohet gol pa “filluar” ndeshja

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Pejiç bën goditjen e parë, Kukësi firmos me një sulmues kroat…

Delo.autor

Era Istrefi konfirmon performancën në finalen e “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment