Futboll Shqipëri Sport

SYNOJNË TITULLIN/ Flamurtari me sulm atomik, Daja kërcënon Kamzën me “poker”

Agustin Torasa qetë son Ilir Dajën. Pas mungesës me Laçin për shkak të një tërheqjeje muskulore, argjentinasi duket se e ka kaluar dëmtimin dhe është plotësisht i gatshëm për ndeshjen me Kamzën.

Në ndeshjen e shkuar, trajneri Daja nuk ka rrezikuar për të aktivizuar Torasën, pikërisht për shkak të problemit muskulor. Sulmuesi ka kryer terapinë përkatëse gjatë këtyre ditëve, por edhe është stërvitur me grupin, gjë që e bën atë të gatshëm për këtë ndeshje. Me rikthimin e Torasës, pritet që në takimin e së shtunës me Kamzën të kemi një sulm ‘yjesh’ te Flamurtari.

SULM “ATOMIK” – Me zgjidhjen e çështjes “Kale” dhe me rikthimin në fushë të lojtarit, duket se bëhet fjalë për sulmin më të frikshëm të kampionatit, një katërshe e artë që do ta kishte zili cilido klub: Torasa-Kale-Alvesh-Bushiç. Me këtë renditje në ofensivë, vlonjatët bëhen vërtet kërcënues për çdo rival.

Jo vetëm rritet konkurrenca në ekip, por rritet ndjeshëm edhe cilësia e ekipit në fushë. Edhe pse tifozët vlonjatë dhe publiku mund të kenë kënaqësinë që ta shikojnë këtë katërshe sulmuese në fushë që në ndeshjen me Kamzën, për t’u theksuar është fakti se sulmi i Flamurtarit do të jetë vërtet për t’u pasur zili në janar, kur ekipi do të ketë kohë për t’u përgatitur. “Më vjen keq që do të fitojmë shumë thellë me Kamzën. Edhe këta, kësaj here, do të shikojnë furinë vlonjate”, u shpreh disa ditë më parë administratori Idrizi për gazetën dhe duket se i referohet faktit të katërshes sulmuese, që pritet të jetë e gatshme nën urdhrat e trajnerit Daja për këtë ndeshje.

Capture

MUNGESAT – Por Flamurtari do të ketë një mungesë të papritur në ndeshjen me Kamzën, që do të luhet nesër në Vlorë. Mbrojtësi Franc Veliu nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një problemi te muskujt e shpejtësisë. Stafi nuk dëshiron që të rrezikojë me aktivizimin e qendërmbrojtësit dhe pritet që ta lërë pushim. Vlonjati do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të këtij viti që luhet me Tiranën në transfertë. Gazeta mëson se javën e ardhshme pritet që të nisë stërvitjen edhe Fjoralb Deliaj. Ky i fundit u la pushim për shkak të një dëmtimi që pësoi në njërin prej gishtave të këmbës.

Related posts

Tifozët nuk e duan në skuadër, Montella drejt shkarkimit të dytë në pak muaj

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, arrin akordin me ish-mesfushorin e Tiranës…

Delo.autor

MILAN PA FAT/ Ibrahimovic mposht portierin kundërshtar, por VAR-i dënon “Djallin” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment