Futboll

NIS NJË KURS PRANË FSHF/ Cana: Është diçka e rëndësishme për mua, ja planet e mia për të ardhmen…

Ish-kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, ka nisur një kurs pranë FSHF për rolin e drejtorit sportiv. Ai ka treguar rëndësinë e këtij pozicioni në ditët e sotme dhe planet e tij për të ardhmen.

“ Kursi po shkon mirë, është diçka që do të doja ta realizoja dhe për informacione personale. Shumë gjëra kanë ecur përpara, nga programi për formimin e trajnerëve deri te programet e ndryshme, qoftë mjekësi, apo përgatitjes fizike. Kjo pjesa e drejtorit sportiv është diçka që është e rëndësishme, mund të them një nga më të rëndësishmet. Personat që janë në krye të projektit teknik dhe që do të administrojnë klubet kanë pozicion esencial. Siç është në klubet jashtë, ashtu do të jetë edhe në vendin e tonë, edhe pse jemi ende në ngritje apo strukturim. Personat që e drejtojnë kanë rëndësinë më të madhe. Besoj se është gjë e mirë që ky program ka filluar në federatë.” u shpreh fillimisht Cana.

Më pas ai është pyetur edhe për planet e tij konkrete për të ardhmen. “ Sigurisht që do të jenë plane rreth sportit, reth futbollit. Në botën tonë, dëshira është për të ndenjur në futboll. Pjesa e drejtuesit më pëlqen shumë. Duhet pritur edhe momenti dhe projekti. Avantazhi që kemi në vendin tonë edhe nga licensimi i trajnerëve, apo edhe tani si drejtues, është i njëjtë si programet që merret pranë federatës italiane, në “Koverçano” Këto kohë që po i kaloj na ndihmojnë të kemi ide të qartë për të drejtuar një klub sportive.”, përfundoi Cana.

Related posts

E pabesueshme në Gjermani. Skuadra në dhomën e zhveshjes, arbitri jep penallti (Video)

Sadik.Autor

PRITET VETËM ZYRTARIZIMI/ Jovic prezantohet javën e ardhshme tek Real Madrid

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ GJEORGJISË PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Shaland: Kjo triumf është e skuadrës, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment