Futboll Seria A Sport

BEFASUESE/ Dominojnë Serinë A prej 7 vitesh, “kriza” e JUVES mund të fillojë nga SOT

Prej vitesh Juventusi po bën një kampionat më vete në Seria A. Tashmë bardhezinjtë çdo ndeshje dhe çdo trofe që fitojnë, e kthejnë në rekord. Askush në historinë e e kampionatit italian nuk ka fituar 7 tituj radhazi, e të jetë pretendenti kryesor edhe për të 8-tin. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri, deri më tani ka zhvilluar një sezon thuajse perfekt, pasi në 15 ndeshje numërojnë 14 fitore dhe vetëm 1 barazim, që në shifra përkthehen në 43 pikë, 12 më shumë se Napoli që ndjek me 35.

Në këto ritme, a ka ndonjë skuadër që mund ta ndalë “Zonjën e Vjetër”? Të gjitha ekipet e mëdha, edhe atëherë kur janë shumë në forta, e kalojnë një periudhë negative në rezultate, e ndërsa Juventusi ende nuk e ka “provuar” diçka të tillë. Gjasat janë që mund të fillojë nga sot. Në orën 20:30 do të luhet derbi me Torinon në transfertë. Diferencat janë të mëdha mes të dyjave, po një derbi asnjëherë nuk mund të parashikohet në rezultat. Nëse Torino fiton sot, do t’i jepte një “dorë” Napolit, duke u afruar më shumë me kreun. “Kriza” që mund të kalojnë bardhezinjtë, mund të përkthehet në “fitore” për rivalët, sepse kjo mund të jetë mënyra më e mire për të ndalur 34 herë kampionët e Italisë.

Related posts

BARCELONA HUMBET DURIMIN/ Një hap prapa për Dembele, ja kush i zë vendin

Delo.autor

Kupa e Botës 2018, shumë janë në garë me kohën, dikush tjetër është dorëzuar!

Sadik.Autor

NEYMAR MUNGON PREJ KOHËSH TEK PSG PËR SHKAK DËMTIMI/ Trajneri Pochettino jep lajmin e madh: Rikuperimi po ecën mirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment