Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NË DERBI/ Kapiteni i Torinos, Belotti: Jemi shumë të zhgënjyer, tani duhet të…

Kapiteni i Torino-s, Andrea Belotti, nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes së pësuar në derbin kundër Juventus.

“Jemi shumë të zhgënjyer, sepse kemi luajtur një ndeshje të madhe, duke luajtur si të barabartë me kryesuesen e renditjes. Mendoj se është parë një Toto i madh”, ka thënë sulmuesi për “Torino Channel”.

“Tani duhet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme duke e bazuar te gjërat e mira që kemi bërë në derbi. Gjëja që duhet të përmirësojmë është finalizimi, duhet të ndjekim udhëzimet e trajnerit tonë”.

“Penalltia e mohuar? Imazhet flasin vetë, unë kam shkuar te topi para kundërshtarit dhe ndërhyrja e tij më ka bërë të humbas ekuilibrin. Është një penallti e pastër”, ka thënë Belotti.

Related posts

Mbappe: Neymar qëndron te PSG, lajmet për transferimin e tij te Reali nuk janë të vërteta

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Skuadra që ka marrë më shumë penallti në Serinë A, Interi bën namin…

Delo.autor

Na lë pa fjalë Busquests! Ja cila kombëtare do ta fitojë Kupën e Botës!

Sadik.Autor

Leave a Comment