Futboll Sport

DËRGOI SHQIPËRINË NË “EURO 2016″/ De Biasi i prirur për të shpëtuar ekipin e Serie A…

Një fitore, pesë barazime dhe dhjetë humbje në 16 ndeshje kampionat. Ky sezon i Serie A ka rezervuar pakënaqësi të shumta te Frosinone. Në fakt, në llogarinë e kësaj skuadre janë vetëm tetë pikë, që do të thotë vendi i parafundit në renditje, 5 pikë më pak nga Udinese, që aktualisht zë vendin e fundit. Sikurse duket, mbijetesa në Serie A është e vështirë për Frosinone.

Ndeshja e së dielës ndaj Sassuolo (humbi 2-0) shihej nga shumë njerëz si pikë kthese, nga e cila mund të varet edhe fati i trajnerit Longo. Siç është raportuar nga “Sky”, pas vlerësimeve të para, tani duket se janë më konkrete supozimet e zëvendësuesit. Më konkretisht, kanë dalë dy emra.

Aktualisht, në mesin e teknikëve në “pole position” është Marco Baroni (ka më shumë se një vit, që kur u largua nga Benevento) dhe Gianni De Biasi (i cili është kthyer nga një aventurë jo me fat nga Alaves në Spanjë). Mësohet si ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, në çdo rast do të jetë më i prirur për të marrë një thirrje të mundshme nga Bologna.

Siç është raportuar sot edhe nga “La Gazzetta dello Sport”, këtyre dy emrave mund t’u shtohet edhe një tjetër, por më i vështirë për t’u arritur: Francesco Guidolin. Ditët e ardhshme do të tregojnë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i klubit. Trajneri Longo, ndërkohë, pas vërshëllimës finale të ndeshjes kundër Sassuolo, ka marrë përgjegjësitë e tij. Megjithatë, ka shpjeguar se nuk ka asnjë qëllim që të japë dorëheqjen.

Related posts

“TURP AJO QË NDODHI ME MESSIN”/ Mbappe ndez aksin Paris-Madrid: Me Milanin tifoz prej Berlusconit

F.autor

RIKTHIMI NË CHAMPIONS LEAGUE/ Leonardo kërkon lojtarë me eksperiencë për Milanin

Isa.Autor

BUZËQESH PANUCCI/ Çlirohet BALAJ: Shënon në ndeshjet e kupës për Ahkmat Grozny

Isa.Autor

Leave a Comment