Futboll Seria A

Inter beson se është e mundshme marrëveshja për sulmuesin e Liverpoolit

Interi beson se do të mundë t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Daniel Sturridge, raporton Sky Sports Italia.

Klubi italian dëshiron ta sigurojë një marrëveshje për huazimin e sulmuesit anglez me opsion për ta blerë, transmeton Express.

Megjithatë, “Zikaltrit” nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 40 milionë eurot që Liverpool i kërkon për ta bërë permanent transferimin e Sturridge në Itali.

Interi dëshiron të paguajë më pak për një lojtar që i ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratë, është 28-vjeçar dhe ka probleme me lëndime.

Related posts

“BOMBARDON” RËNDË JUVENTUS/ Cassano: Me këtë futboll nuk shkon askund, nuk del as i katërti

Delo.autor

TRIUMFOI ME ARGJENTINËN/ Video-telefonata e Messit në “Copa America” kthehet në reklamë (VIDEO)

Delo.autor

Heynckes zbulon dhuratën perfekte për Franck Ribery

Sadik.Autor

Leave a Comment