Futboll Sport

“NUK SHOH RRITJE…”/ Ish-portieri i Lazios godet Strakoshën, vë në lojë nivelin e tij

Thomas Strakosha duhet të tregojë se është një nga më të mirët në Itali dhe në Europë në ndeshjen kundër Atalantas. Shqiptari ka bërë mirë këtë sezon, por gabimi ndaj Sampdorias që i kushtoi lacialëve barazimin 2-2, ka bërë që të jetë në qendër të kritikave. Ka prej atyre që e mbështesin, por ka dhe prej atyre që kanë vënë në pikëpyetje nivelin e tij si sportist. Ish-portieri i Lazios dhe Atalantas, Giorgio Frezzolini, ka folur në lidhje me situatat që po kalon portieri shqiptar dhe e ka kritikuar hapur atë.

“Unë nuk shoh rritje te Strakosha. Vitin e kaluar bëri shumë mirë, ndërsa sivjet ka ndaluar pak. Një portieri i moshës së tij mund dhe duhet të përmirësohet në gjithçka. Një djalë i ri nuk mund të ketë arritur maksimumin e tij, ose përndryshe mund të thuash se është një portier mesatar dhe nuk mund të shkojë më shumë se kaq.

“Konkurenca është shumë e rëndësishme, pasi një portier i dytë inteligjent të ndihmon të rritesh dhe të stërvit mirë që të japësh 100%. Një lojtar rezervë duhet të japë dyfishin e tij për të fituar fanellën e titullarit dhe kjo vlen dhe për portierët”, – u shpreh ai.

 

Related posts

SPEKULIMET PËR LARGIMIN E RAKITIC/ Valverde tregon të ardhmen e kroatit: Ai nuk luajti ndeshjet e para…

Delo.autor

SPECIALE/ Reali për REKORD Guiness, Bale, Zidane dhe “asisti i Karius” i japin “galaktikëve” trofeun e 13-të

Sadik.Autor

PASI FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Maldini është gati të qëndrojë te Milani, por me disa kushte

Delo.autor

Leave a Comment