Futboll Sport

FITORJA E BUJSHME/ Shaqiri zbulon bisedën me Klopp para se t’i shënonte dy gola Manchester United

Lojtari me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri, ka rrëfyer se si Klopp e motivoi atë për të shënuar dy gola kundër Manchester United, edhe pse po vinte nga stoli.

Mesfushori ka thënë se trajneri gjerman i ka kërkuar të përfshihej menjëherë në ndeshje, duke u inkuadruar sa më shpejt pas zëvendësimit.

Shaqiri arriti me kontributin ti jepte fitoren “The Reds”. Lojtari me prejardhje nga Gjilani u ble nga Livepooli për 13 milionë paund nga Stoke City.

Ai më tha se kërkonte nga unë që të përfshihesha menjëherë në ndeshje. Unë u përpoqa që të jem direkt dhe sikurse mund të konstatohet nga golat e shënuar shumë shpejt, që e kisha përgatitur mirë veten. E kisha ndjekur me vëmendje ndeshjen nga pankina duke konstatuar hapësirat mes reparteve dhe kishte shumë të tilla. Unë jam shumë i mirë mes zonave dhe përpiqem të qëndroj aty për të marrë topin dhe të kem një impakt për të qëndruar në lojë. Në fund shënova dy gola dhe ne fituam ndeshjen, kjo ishte një ditë perfekte për ne”, deklaroi Shaqiri.

Related posts

DITA E GAZETARËVE SPORTIV/ Armand Duka mesazh: FSHF i vlerëson dhe i inkurajon për…

Delo.autor

VIDEO/ Leganes shënon sërish, Reali drejt eliminimit

Q.Autor

CHAMPIONS/ Pas një pasimi nga Brathwaite, talenti Dest zhbllokon sfidën për Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment