Futboll Sport

KRAHASIMI/ Kritikohej për fizikun, shihni transformimin e ish-kampionit të…

Boksieri meksikan Andi Ruiz i ka habitur të gjithë me fizikun e tij të ri, teksa në foto dallohet qartë ndryshimi drastik i 31-vjeçarit.

Ruiz u bë i famshëm në vitin 2019 kur u shpall kampion bote i peshave të rënda pasi mundi kampionin aktual të asaj kohe, Antoni Xhoshua, por e humbi përsëri titullin vetëm 6 muaj më vonë.  Për Joshuan, ishte humbja e parë në karrierë duke u kritikuar shumë me arsyetimin se ishte mundur nga një njeri i shëndoshë që nuk kishte lidhje me boksin.

Kaq ka mjaftuar që boksieri meksikan t’i futet punës dhe të ndryshojë rrënjësisht fizikun e tij. Andi Ruiz do të përballet me Kris Areolën në 1 maj të këtij viti, teksa do të pretendojë të arrijë majat e boksit me pamjen e tij të re.

Image

Image

Image

Related posts

CHELSEA BLINDON HAZARD/ Sarri: Kam folur shpesh me të, nuk më ka thënë asgjë për t’u larguar (VIDEO)

Sadik.Autor

HYSAJ TEK CHELSEA? Flet agjenti i mbrojtësit: Sarri “plagosi” vetveten, ne ishim duke…

Isa.Autor

Reagojnë 4 herë kampionët e botës, mbrojtësi i Milani ngushton diferencën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment