Futboll Sport

NDRYSHOJNË KOEFIÇENTËT E BASTEVE/ Ja KUOTAT e REJA dhe favoritët

Kanë ndryshuar kuotat e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve pas shortit për fazën me eliminimit direkt.

Manchester City, Barcelona, dhe Juventusi vazhdojnë të jenë mes pretendentëve kryesore sipas kompanive të basteve.

Në rang pretendentësh, Reali i Madridit ka pësuar një humbje kuote teksa shihet si fuqia e gjashtë e kompeticionit, megjithëse është kampione në fuqi.

Guardiola dhe City kuotohen me koeficient 3 nga 4.5 që e kishin përpara shortit.

Barcelona është pretendentja e dytë sipas kompanive të basteve me koeficient fitoreje të trofeut me veshë të gjata 4.5.

Më pas vjen Juventusi me koeficientin 6, teksa PSG e katërta kuotohet me 7.

Liverpooli, i cili do të përballet me Bayernin, ka kuotën 10, ndërsa bavarezët vijnë pas Realit (12) me koeficientin 14.

Skuadra më e vështirë për t’u shpallur fituese është Shalke, e cila ka një koeficient 250.

Related posts

E BUJSHME/ Messi-Barcelona, vjen lajmi i madh nga Argjentina

Delo.autor

TRAJNERI EKSPERT/ Ranieri: Ronaldo si Maradona, futbolli italian ka dalë nga kriza

Isa.Autor

TRIPLETË NË DEBUTIM/ Haaland: Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment