Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Man United nis bisedimet për postin e trajnerit me…

Manchester United ka nisur bisedimet me Ole Gunnar Solskjaer për postin e përkohshëm të trajnerit deri në fund të sezonit.

Norvegjezi ka shënuar 128 gola në 10 sezonet e tij te Djajtë e Kuq si lojtar përpara se të varte këpucët në gozhdë.

Solskjaer aktualisht është në krye të Molde, klub i vendlindjes së tij, por drejtuesit e United kanë nisur kontaktet me 45-vjeçarin.

United do një kandidat me eksperiencë për të drejtuar skuadrën derisa bordi të gjejë një trajner të ri sezonin e ardhshëm.

Solskjaer ka qenë edhe trajneri i Cardiff City, duke fituar vetëm nëntë nga 30 ndeshjet e ekipit.

Related posts

Formacionet e super ndeshjes miqësore: Gjermani – Spanjë

Sadik.Autor

VIDEO/ Mesfushori shqiptar bën heroin, shënon dopietë në kampionatin zviceran

Q.Autor

Cikli i ri i Arsenal nis kundër kampionëve, por Guardiola është “macja e zezë” për Emery…

Isa.Autor

Leave a Comment