Futboll Sport

KASHIMA – REAL MADRID/ Japonezët synojnë të krijojnë sa më shumë vështirësi

Gjysmëfinalja e dytë e Botërorit për Klube do të vërë përballë njëra-tjetrës kampionët e Champions League aziatike, Kashima Antlers, dhe kampionët e Europës në fuqi, Real Madrid. Spanjollët janë favoritë për të siguruar një vend në finale, por mund të mos e kenë aq të lehtë sa mendohet.

Pasi ka siguruar një vend në finalen e Botërorit për Klube në 2016-ën, Kashima është kthyer të marrë pjesë në këtë kompeticion dhe synon t’i krijoj sa më shumë vështirësi të jetë e mundshme Real Madrid-it përsëri. Dy vite më parë, japonezët  kanë kaluar 2-1 në avantazh kundër Real Madrid në finale dhe kanë shkuar shumë afër arritjes së një prej rezultateve më tronditës në historinë e futbollit, por u mundën 4-2 në kohën shtesë.

Kështu, Antlers do të ketë një mundësi tjetër për të shtangur kampionët e Europës në fuqi në gjysmëfinalen e së mërkurës, të siguruar pas fitore 3-2 të marrë kundër meksikanëve të Chivas të shtunën e kaluar. Pas vendit të tretë të zënë në J League, kampionati i Japonisë, dhe pasi është shpallur kampione e Azisë, Kashima është pa dyshim një nga skuadrat më të forta aziatike.

Real, nga ana tjetër, do të kërkojë ta fitojë Botërorin për klube për vitin e tretë radhazi. Spanjollët kanë qenë të pandalshëm në vitet e fundit, siç tregojnë 3 triumfet e njëpasnjëshëm të marrë në Champions League, por nuk po kalojnë një formë të mirë në këtë sezon.

Statistika

– Kashima ka shënuar 2.4 gola për ndeshje në pesë takimet që ka luajtur në Botërorin për Klube.

– Real Madrid do të paraqitet në këtë takim me një mesatare prej 1.18 golash për ndeshje të pësuar në takimet e luajtura deri tani në La Liga.

– Në dy nga tri ndeshjet e fundit që Real Madrid ka luajtur në Botërorin për Klube të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë.

Related posts

Reali heq dorë nga Hazard, por kërkon një tjetër sulmues tek Chelsea

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT ME ATALANTA-N/ Conte mesazh Inter: Trajneri nuk mund t’ju tregojë gjithmonë se çfarë të bëni në…

Delo.autor

VDEKJA E MARADONËS/ Ja momenti kur ish-portieri i Argjentinës qan si fëmijë për legjendën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment