Bundesliga Futboll Sport

MERKATO E ÇMENDUR/ “Bavarezët” kompletojnë 85 milionë euro për mbrojtësin e Atleticos…

Bayern Munich pritet që të kompletojnë nënshkrimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Lucas Hernandez në janar për 85 milionë euro.

Kjo shumë është në klauzolën e francezit dhe do të paguhet më 1 janar nga bavarezët, derisa ai është lojtari i parë i tyre si pjesë e një projekti të ri që janë duke e ndërtuar gjermanët.

Si rezultat, largimi i tij nga ndeshja kundër Alavesit mund të jetë e fundit për klubin e tij të tanishëm.

Edhe pse Lucas ka rinovuar marrëveshjen e tij me skuadrën e kryeqytetit spanjoll deri në verën e vitit 2024, tani duket se është afër për t’u larguar.

Bayern pritet që ti ofrojë mbrojtësit, i cili luan në të gjithë pozitat e mbrojtjes, kontratë katër vjeçare.

Related posts

Rrëfimi unik i Messit si “çoban dhish”: Nuk e konsideroj veten më të mirin…

Sadik.Autor

Mirabelli: Shpresojmë që Gattuso të qëndrojë me ne për dhjetë vite

Q.Autor

“THYHET PORTA”/ SHOKU I RONALDOS shënon SUPERGOL nga 30 METRA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment