Futboll Premier League Sport

PAS FESTIMIT TË GOLIT/ ​Salah fton tifozin e verbër të Liverpoolit për një vizitë të veçantë (VIDEO)

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, e priti sot në qendrën stërvitore të Liverpoolit, Melwood, tifozin e verbër të klubit, i cili u bë i famshëm pasi u publikua një video ku shihej ai duke e festuar golin e Salahut.

Kur Salah e shënoi golin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, kamerat televizive e kapën një moment ku shihej një tifoz i Liverpoolit duke ia përshkruar golin një kushëririt të tij të verbër.

Mike Kearney ka qenë tifoz i Liverpoolit gjatë gjithë jetës së tij dhe i ka përcjellë të gjitha ndeshjet e gjashtë viteve të fundit në Anfield edhe pse nuk mund t’i shohë atë. Ai ka bërë të ditur se kushëriri i tij ia përshkruan atij momentet më të rëndësishme të ndeshjeve.

“Kushëriri im ishte duke ma shpjeguar mua se kush kishte shënuar. Që të jem i sinqertë, është vetëm një përvojë normale për mua. Unë i bashkohem brohoritjeve dhe festoj si të gjithë të tjerët në stadium”, ka thënë Kearney.

Një javë pasi kjo video filloi të shpërndahej gjithandej në internet, Mohamed Salahu e ftoi Kearney në Melwood dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për t’ia dhuruar atij një fanellë me mesazhin: “Për Michael, mbështetja jote është frymëzuese”.

Në videon e mrekullueshme të postuar nga llogaria zyrtare e Liverpoolit në Twitter, shihet se Kearney e ka takuar edhe trajnerin Jurgen Klopp dhe një numër të futbollistëve të tjerë të klubit të tij të preferuar.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sjellin suksese në skuadër, tek Tirana është një çështje… portierësh

Delo.autor

PUBLIKON LETRËN EMOCIONUESE/ Mancini: Do të përdorim të gjitha minutat për të nderuar vendin tonë

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-LEICESTER/ Solksjaer kërkon t’i jap fund ecurisë negative (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment