Sport

PAS SHKARKIMIT NGA UNITED/ Mourinho mes kërkesash, pas Realit….

Jose Mourinho tashmë është duke përgatitur merkaton e verës së ardhshme, duke e ditur se do të jetë trajneri i ri i Real Madrid.  Marrëveshja me Florentino Perez është arritur totalisht dhe portugezi ka disa emra lojtarësh në mëndje.

Së pari është ai i sulmuesit. Mourinho e di se Real-i ka probleme me shënimin e golit dhe kjo do të zgjidhej vetëm me transferimin e një sulmuesi të madh: Harry Kane.

Mou e ka stërvitur edhe më parë Benzema dhe e di se francezi nuk garanton gola. Në të kundërt, Kane është një “vrasës” i lindur dhe vazhdon ta tregojë prej kohësh këtë gjë te Tottenham.

Sulmuesi i “Tre Luanëve” pëlqehet shumë edhe nga presidenti Florentino Perez, i cili gjithashtu sheh tek ai sulmuesin ideal për skuadrën madrilene. Çmimi i tij është pengesa kryesore: Tottenham kërkon 200 milionë euro.

Një shifër që Perez shpreson ta ulë duke ofruar një lojtar të Real Madrid, i cili nuk bënë pjesë në planet e “Special One”. Bëhet fjalë për Bale ose Asensio.

Related posts

ZYRTARE/ Hap përpara në karrierë, Endri Çekiçi prezantohet tek skuadra e re

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ MILAN/ Trajneri Allegri mendon të bëjë një ndryshim taktik në sulm, ja plani…

Delo.autor

I FORTË DHE AMBICIOZ/ Hazard: Nuk dua të kem pishmane në fund të karrierës time, ndaj

Isa.Autor

Leave a Comment