Futboll Ligue 1 Sport

“KOHA E GJENERATËS SË RE”/ 20 momentet e Mbappes në 20 vitet e tij

Kylian Mbappe nuk është me një tinejxher, pasi që mbushi 20 vite te enjten.

Tashmë ai është njeri prej futbollistëve më të famshëm në botë dhe ka fituar shumë trofe dhe çmime individuale.

Ai ka arritur aq shumë në 20 vitet e tij të para saqë tani mund të numërohet 20 momentet e tij më të rëndësishme deri me tani në karrierë.

1. Një familje sportive

Një ndër momentet më përcaktuese është se ai lindi nga një familje sportistesh. Babai i tij ishte futbollist dhe trajner kurse nëna e tij Fayza Lamari ishte hendbollistë, kështu që Mbappe që nga mosha e tij e re e dinte çfarë do të thotë të jesh garues në sport. Vëllai i tij më i madh, i adoptuar, Jires Kembo Ekoko po ashtu është futbollist profesionist dhe luan për Bursasport, përderisa vëllai i tij më i vogël Ethan Mbappe Lotin është në akademinë e të rinjve të Paris Saint-Germainit.

2. Dënimi i imponuar nga Tuchel

Ky është incidenti i tij i fundit, por i rëndësishëm për një lojtar. Pasi që e kishte shikuar El Clasicon, Mbappe ishte vonuar për takimin e PSG-së kështu që kishte mbetur në bankë për ndeshjen tjetër nga trajneri i tij Thomas Tuchel, i cili dëshiroi që ti jap atij një mësim të mirë.

3. Festa e tij kur shënon gol

Festimi i tij është me duar që mbërthehen në trupin e tij, një ide që i ka ardhur nga ajo kur e ka parë vëllain e tij Ethan duke luajtur me videolojëra.

4. Përkushtimin e tij për futbollin

Mbappe ka qenë një fans i madh i skijimit, por nuk mund të skijojë më për shkak të rrezikut nga lëndimi. Ai ka skijuar që nga mosha dy apo tri vjeçare, madje deri në moshën 15, kur vendosi që ta lë pasionin në njërën anë dhe ta ndjek ëndrrën që të bëhet futbollist profesionist.

5. Në ballinën e revistës TIME

Shumë pak të famshëm, politikanë apo sportist arrin që të dalin në faqen e parë të revistës TIME, por Mbappe është paraqitur në këtë ballinë para ditëlindjes së tij të 20-të. Ai ishte në ballinë në tetorin e vitit të kaluar.

6. Dëshira e tij për Vitin e Ri

Njerëzit rreth e rreth globit shkruajnë lista me dëshira për vitin që vjen dhe Mbape ka vetëm një dëshirë të tij. “Dëshiroj që ta fitoj Ligën e Kampionëve me PSG këtë sezon”, ka thënë ai për Le Parisien.

7. Skuadra e tij e parë

Koha e tij në AS Bonby ishte më e rëndësishmja periudhë në jetën e tij, pasi që aftësitë e tij aty u panë nga Monaco, me të cilët nënshkroi kur kishte 14 vjet.

8. Flenë me fanella të futbollit

Duhet të jetë e qartë për të gjithë që Mbappe pasionin për futbollin e kishte që kur ishte fëmijë, e ku atë e zinte gjumi shpesh me fanella të futbollit, madje insistonte të flinte më shpesh me to.

9. 150 ndeshjet e tij garuese

Mbappe ka luajtur ndeshjen e tij zyrtare të 150-të të martën, pasi ka filluar të luaj për Monacon, PSG dhe Kombëtaren e Francës që e sollën në skenë vite më parë.

10. Cristiano Ronaldo

Sulmuesi kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Cristiano Ronaldon, i cili ishte një idol, gjatë kohës që ai rritej. Ai madje e kishte takuar portugezin që në moshën 14 vjeçare.

11. Momenti kur theu rekordin e Henry

Mbappe debutoi në nivele të larta më 2 dhjetor 2015, ku u bë lojtari më i ri që prezanton një klub senior. Ai kishte 16 vjet dhe 347 ditë duke thyer kështu rekordin që dikur e mbante Thierry Henry.

12. Fama

Rritja e tij si lojtar dhe si i famshëm bën që Mbappe të bëhet ylli më i madh medial në mediat sportive franceze, duke lënë pas Didier Deschamps dhe Antoine Griezmann më 2018.

13. Hobit e tij

Edhe kur është në kohën e lirë, Mbappe mendon për futbollin. Atij i pëlqen të luaj FIFA me vëllain e tij të vogël Ethan, përderisa është edhe një fans i lojërave në tavolinë.

14. Admirimi i tij për Zidane

Një tjetër idol për Mbappen gjatë kohës së rritjes së tij ishte Zinedine Zidane dhe ai do të dëshironte të luante më të, me fituesin e Botërorit 1998. “Ai është një nga pak njerëz me të cilët unë kur i takoj ndihem i vogël”, ka pranuar ai për France Football.

15. Qytetar nderi i Bondy

Pasi që është rritur në Bondy dhe aty ka marrë hapat e parë të futbollit, Mbappe është shpallur qytetar nderi i kësaj lagje parisiene.

16. Titujt 

Ajo që e ka ndihmuar 20 vjeçarin që të këtë motiv dhe të jetë në top formë kanë qenë edhe trofetë dhe medaljes që ai ka fituar. Ai ka fituar një Botëror, ka fituar dy tituj të Ligue 1, një Kupë të Francës, një Kupë të Ligës së Francës, një Super Kupë të Francës dhe ka fituar kampionatin europian me grupmosha U-19. Individualisht ai ka fituar çmimet si “Djaloshi i artë” dhe çmimin “Kopa”.

17. Për të ka një këngë “rap”

Aq i famshëm është bërë ai saqë ka inspiruar reperin JXSE që t’ia kushtojë një këngë që quhet “Baila como Mbappe”.

18. Vendimi i tij që mos të nënshkruaj me Real Madridin

Mbappe ishte shumë afër për të nënshkruar me Real Madridin në dy raste. Ai ishte në kryeqytetin spanjoll në një provë në moshën 14 vjeçe, por nuk ju bashkua Los Blancos atëherë, ndërkaq ai e refuzoi skuadrën nga Santiago Bernabeu në verën e vitit 2017 pasi që dëshironte të luante në PSG.

19. Katër golat e tij në 13 minuta

Një tjetër momente interesant i Mbappes është ndeshja kundër Lyonit kur ai shënoi katër herë nga minuta e 61-të deri në minutën e 74-të.

20. Rekordi me Topin e Artë

Ai nuk e ka fituar Topin e Artë ende, por tashmë ka qenë dy herë brenda top 10 lojtarëve më të mirë, duke përfunduar i shtati vitin e kaluar dhe i katërti këtë vit. Asnjë lojtarë i moshës së tij nuk e ka arritur këtë.

21. Edhe një moment si bonus

Një moment ekstra që do ti bëj tifozët e Mbappes të qeshin ishte kur ai bëri një super vrapim në 60 metra kundër Argjetinës në Botëror, duke fituar një penallti dhe duke ndihmuar skuadrën e tij që ta fitojë Botërorin në Rusi.

Related posts

TENSION, POLEMIKA DHE DY GOLA/ Ndeshje emocionuese. Lazio dhe Inter ndajnë nga 1 pikë

Delo.autor

DINAMO-KUKËSI/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat në “Air Albania” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LA LIGA/ Atl. Madrid-Betis, miqtë kanë fituar 6 ndeshje radhazi në kampionat

Sadik.Autor

Leave a Comment