Futboll Premier League Sport

PLANI PËR YLLIN E MAN UNITED/ Agjenti Gilberto Silva: Fakti që ai nuk luan e fut atë në ankth, sepse klubi…

Fred do të përballet me kufizime për këtë sezon por 25 vjeçari nuk e ka në plan që të largohet nga Manchester United, ka thënë Gilberto Silva.

Sipas agjentit të tij, Gilberto Silva, mesfushori i Manchester United, Fred nuk do të largohet nga Old Trafford dhe është i përkushtuar për të luftuar për të ardhmen e tij pas shkarkimit të menaxherit Jose Mourinho.

United shpenzoi për të 52 milionë funte në Shakhtar Donetsk në qershor, por braziliani nuk ka luajtur shumë as në kohën e tashmë ish trajnerit Mourinho.

Fred ka pasur vetëm tetë paraqitje në Premier Ligë këtë sezon-gjashtë si startuar-12 në të gjitha garat prej që ju bashkua Unitedit, gjë që ka bërë që ai të mos ftohet as nga skuadra e Brazilit.

Pavarësisht këtyre problemet. Gilberto Silva thotë se 25 vjeçari nuk ka në plan për të kërkuar largimin nga Manchester gjatë kohës se menaxherit në detyrë, Ole Gunnar Solskjaer.

“Fakti që ai nuk luan e fut atë në ankth, por çfarë kam thënë për të është se ai po punon shumë në baza ditore, ai duhet të jetë i qetë sepse klubi është duke kaluar nëpër një moment delikatë”, ka thënë ish mesfushori i Arsenalit.

“Shumë gjëra kanë ndodhur për të brenda gjashtë muajve. Stili i ri i jetës, një ligë ndryshe dhe një klub historik me kaq madhështi si United sigurisht të vënë në presion të madh. Ndoshta ky presion ndikon në të po ashtu. Përkundër gjithë kësaj, ai tërë këtë e sheh si një proces për të mësuar”.

“Nuk ka asnjë mundësi që të largohet nga United. Ai ka pesë vite kontratë. Nuk ka të bëj me atë që gjashtë muajt e parë janë mirë të mjaftueshëm saqë ai të dëshiron largimit-madje kjo s’mund të ndodh as pas një viti”, ka thënë Silva.

United janë në vendin e gjashtë ku kanë 19 pikë më pak se liderët Liverpool derisa këtë të shtunë udhëtojnë për ndeshjen e radhës kundër Cardiff City.

Related posts

“THUMBON” KEQ TEKNIKUN ZIDANE/ Gareth Bale: Ika te Tottenham sepse aty në Madrid…

Delo.autor

E ironizuan në rrjete sociale, Strakosha “kapet” me tifozët e Romës: Ju kujtoj 26 majin! (FOTO)

Sadik.Autor

MANDZUKIÇ SFIDON PROTOKOLLET MJEKËSORE/ Ja lajmi i mirë që ka për Juventusin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment