Jaden Newman është vetëm 13-vjeçe dhe deri më tani ajo ka bërë mjaft për t’u mbajtur mend. Basketbollistja e cila është shndërruar në yllin të femrave në botë së fundmi ka vendosur një rekord sa i takon pikëve të realizuar në një ndeshje.
Por adoleshentja 13 vjeçare nuk ndalet këtu dhe shënon një rekord të ri, përsa i përket basketbollit të kësaj grupmoshe. Në ndeshjen me të fundit të saj,
Jaden NeWman mundi të shënojë plot 70 pikë, nga të cilat 51 nga distanca e 3 pikëve. Në total, Jaden pati 24 tentativa në gjuajtjet për 3 pikë, duke u treguar e saktë në 17 prej tyre.
