Futboll Seria A Sport

LEGJENDA ITALIANE “THUMBON” SULMUESIT/ Luca Toni: Romës i mungon vazhdimësia, mendoj se…

Dy muaj në Romë, dhe një vit tek Juventusi. Këto kanë qenë dy nga shumë lëvizjet në karrierën e Luka Tonit, dhe sulmuesi i njohur italian, kthehet të komentojë sfidën mes Juves dhe Romës, teksa nuk lë pa thumbuar edhe sulmuesit e ditëve të sotëm.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje plot gola. Romës i mungon vazhdimësia, por këtë radhë do u duhet inati dhe zemërimi në sy, përndryshe Juvja është shumë e fortë. Di Françesko? E vështirë të flas nga jashtë, me siguri ai e njeh më mirë ambientin nga aty brenda. Nuk i kuptoj këto ulje-ngritje të ekipit, sa në Itali edhe në Champions League.

Sulmuesit italianë? Unë, Toti, Di Natale apo dikush tjetër, kemi qenë një brez që flisnim me gola në fushë, dhe jo nëpër Instagram. E vështirë të thuash diçka për sulmuesit e sotëm. Sot mund të përmendim Imobilen, Insinjen, apo ende Kualjarela.” – shprehet Luka Toni.

Related posts

Henry lartëson Iniesta: Kur ai ka topin, bëhet një Superman

Sadik.Autor

Nuk ka fitues në “Emirates”, Arsenal dhe Liverpool dhurojnë spektakël

Q.Autor

DERBI I BERLINIT/ Tifozët i mahnisin të gjithë. Kryeqyteti mbushet me flamujt e… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment