Futboll Premier League Sport

VAZHDOJNË SPEKULIMET PËR OZIL/ Emery: I kam treguar atij se kemi nevojë për të, mund të…

Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Mesut Ozilit, mirëpo Unai Emery ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për mesfushorin gjerman.

Ozil nuk po arrin ta gjej vetën në javët e fundit në formacionin e trajnerit spanjoll.

Ozil nuk u ftua fare në ndeshjen e së mërkurës ndaj Tottenhamit në kuadër të Carabao Cup, ku Emery tha se ishte një vendim taktik.

“Dua çdo lojtar me mentalitet të mirë që të na ndihmojë. Ai mund të na dhurojë kualitetet dhe karakteristikat e tij. Ne kemi nevojë për Ozilin”, ka thënë Emery.

“I kam treguar atij se kemi nevojë për të”.

“Nesër ai do të jetë në listën e 18 lojtarëve”.

Arsenali nesër luan në shtëpi ndaj Burnleyt në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë duke filluar prej orës 13:30.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Barazim pa gola, Dinamo dhe Partizani ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

BEFASON NOTARJA ITALIANE/ “Do të doja RONALDON për një natë”, ja arsyeja…

Isa.Autor

Trajneri i Spanjës/ Ronaldo i madh, por nuk do ta ndërroja me…

Sadik.Autor

Leave a Comment