Futboll Seria A Sport

FITON NAPOLI, BIE MILANI/ Piatek është “SHTËPIAKU” më i mirë i Europës

Milan ka humbur 1-0 në shtëpi kundër Fiorentina-s dhe ka zbritur në vendin e pestë të renditjes së kampionatit italian të futbollit. Kuqezinjtë e Gennaro Gattuso-s janë ndëshkuar nga një gol i mrekullueshëm i Federico Chiesa nga jashtë zone në minutën e 73-të. Kjo ka qenë fitorja e parë në transfertë nga Fiorentina në ndeshjet e këtij kampionati. Skuadra vjollcë është ngjitur në vendin e gjashtë dhe ka shkuar vetëm dy pikë larg Milan-it.

Napoli ka siguruar fitoren e kartërt radhazi në kampionat pasi ka mundur në shtëpi 1-0 skuadrën e Spal. Takimi i luajtur në “San Paolo” është vendosur nga një gol i realizuar nga Albiol në minutën e fundit të pjesës së parë. Falë kësaj fitoreje, skuadra e Ancelotti-t ka shkuar vetëm pesë pikë larg Juventus, që do të luajë në mbrëmje kundër Roma-s.

Në ndeshjet e tjera, Genoa ka mposhtur 3-1 Atalanta-n. Piatek ka realizuar golin e parë dhe të tretë për vendasit. Ai kryeson renditjen e golashënuesve të Serisë A me 14 realizime dhe është sulmuesi më i mirë mes pesë kampionateve kryesore të Europës për numrin e golave të shënuar (14) në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në shtëpi në të gjitha kompeticionet.

Fitore në transfertë për Sampdoria-n, që ka mundur 4-2 Empolin, ndërsa janë mbyllur në barazim 1-1 Udinese-Frosinone dhe Sassuolo-Torino.

Related posts

ARSENAL-WEST HAM/ Përfundon sfida me vendasit që arrijnë të gjejnë dhe fitoren e parë

Isa.Autor

MJAFTON NJË SEZON NË PREMIER/ Alisson gati të thyejë rekordin e David de Gea, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

“NA MUNGON…”/ Torreira ka dedikim special për golin kundër Napolit

Delo.autor

Leave a Comment