Futboll Sport

SHKATËRRON AL AININ/ Real Madridi shpallet kampion i Botës për Klube

Real Madridi e ka shkatërruar Al Ainin 4-1 në finale të Kupës së Botës për Klube të shtunën në Abu Dhabi, duke u shpallur kampion për herë të tretë më radhë dhe të katërtën në histori, që është rekord, po ashtu.

Real Madridi është kampion i Botës për Klube pas fitores në finale ndaj Al Ain, që nënkupton se “Los Blancos” e kanë kaluar rivalin e përjetshëm, Barcelonën, që ka tre tituj të kësaj gare e futur në fuqi në vitin 2000, duke e fituar titullin e katërt në total.

Skuadra e Santiago Solarit, kampione e Evropës, e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi pas një çereku lojë, kur Luka Modric, lojtari më i mirë në botë për vitin 2018, goditi fuqishëm me të majtën nga rreth 20 metra largësi.

Përkundër dominimit dhe rasteve të shumta, Madridi arriti ta dyfishoi epërsinë vetëm pas një ore lojë, kur i riu i talentuar spanjoll Marcos LLorente shënoi me vollei nga jashtë zone pas një topi të kthyer.

Dhjetë minuta para fundit, kapiteni Sergio Ramos shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi duke e çuar në 3-0 epërsinë e “Los Blancos”.

Golin e vetëm për Al Ain e realizoi Shiotani në minutën e 86-të. Kampioni i Emirateve të Bashkuara Arabe ishte i pafuqishëm përballë gjigantit spanjoll.

Nader Y shënoi në portën e vet në minutën e fundit të takimit.

Related posts

Ancelotti flet për mundësinë e drejtimit të Italisë

Q.Autor

PROBLEME PËR MBROJTËSIN E MILAN-IT/ Arratiset qeni i Hernandez dhe i shkakton telashe në rrugë

Delo.autor

E BUJSHME/ Plas skandali për Grealish pas ndeshjes me Shqipërinë, zbulohet tradhtia me aktoren angleze (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment