Futboll Sport

NEYMAR GATI PËR NDESHJEN/ Barcelona humb titullarin për 3 javë

Dueli i mesjavës mes PSG-së dhe Barcelonës është interesant për të parë se si do të përgjigjen katalanasit pas humbjes 1-4 në ndeshjen e parë. Lajmet në fakt nuk janë aspak pozitive për trajnerin Kuman, i cili ka mësuar se mbrojtësi Xherard Pike do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë.

Ai ka ndrydhur ligamentin e gjurit dhe do t’i duhet afro 1 muaj për t’u riaftësuar. Pike ishte një nga heronjtë e përmbysjes kundër Sevijes, i cili arriti të shënonte një gol në minutat e fundit dhe e çoi ndeshjen me shtesë.

Ndërkohë, në kampin francez janë të lumtur sepse Nejmar do të jetë gati për të luajtur kundër Lionel Mesit. Braziliani është stërvitur me grupin dhe nuk ka pasur shqetësime. Me shumë mundësi ai do të jetë në fushën e lojës, në ndeshjen e 10 marsit.

Related posts

“MË DHËMB PULPA!” Ja momenti kur Musacchio braktis “San Siron” pas polemikave (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY-LIVERPOOL/ Pas një kombinimi me De Bruyne, Foden turpëron kampionët (VIDEO)

Delo.autor

JO VETËM NDREU/ Një tjetër pjesëtar i stafit largohet nga Kastrioti. Klubi kërkon tre emra në merkato

Delo.autor

Leave a Comment