Futboll Sport

PAK DITË PAS SHKARKIMIT/ Jose Mourinho rikthehet në vendlindje por… (FOTO)

Pak ditë pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të Manchester United, trajneri portugez Jose Mourinho është rikthyer në vendlindjen e tij, në Setubal. Ai ka shkuar bashkë me miqtë e tij në “Bonfim Stadium” të Setubalit për të parë ndeshjen e skuadrës vendase ndaj Santa Clara. Por prania e tij nuk ka qenë me fat për Vitoria de Setubal, që u mund 0-2 në fushën e saj.

Trajneri 55-vjeçar u prit me duartrokitje në stadium nga shumë fansa, kryesisht fëmijë, që kanë takuar e përshëndetur Mourinho, madje edhe duke fotografi me të. Kjo ishte hera e parë që Mourinho shfaqej në publik që pas shkarkimit nga United, i relaksuar dhe i qeshur, por trajneri ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen edhe pse ofertat nuk i mungojnë.

Mourinho pësoi shkarkimin e dytë radhazi në karrierën e tij dhe tashmë është pa ekip. Të hënën ai u largua nga detyra e trajnerit të Manchester United, ku tashmë është ulur Ole Gunnas Solskjaer, që e nisi me fitore aventurën e tij në krye të “djajve të kuq” (5-1 në fushën e Cardiff).

Related posts

TËRBOHEN TIFOZËT/ MESSI çmend “Bernabeun”, merr më shumë ovacione se CR7 në 9 vite (VIDEO)

Isa.Autor

Aksionet e Tiranës, presidenti Halili: Kush i do, mund të blejë ato të…

Sadik.Autor

REAL MADRID-VALENCIA/ “Los Blancos” përfitojnë një penallti, Benzema nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment