Futboll Premier League Sport

SOLSKJAER BËN MERKATON/ Rikthen sulmuesin që doli nga Akademia e United

Edhe pse Manchester United shënoi 5 gola në portën e Cardiff, në debutimin e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e “djajve të kuq”, trajneri mendon se skuadra e tij ka nevojë për përforcime në sulm. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e United është intersuar për sulmuesin 26-vjeçar të Bournemouth, Joshua King.

Norvegjezi Joshua King  ka qenë pjesë e United në vitet 2008-2010, kur luante me skuadrën e të rinjve e më pas, deri në vitin 2013, ka qenë pjesë e ekipit të parë nën drejtimin e Ferguson. Por gjithnjë është dhënë në formë huazimi. Por duket se tani King do të ketë mundësi të luajë te skuadra ku u rrit, duke realizuar ëndrrën e tij.

Trajneri Solskjaer e konsideron si të rëndësishëm lojtarin, por edhe të përshtatshëm për filozofinë e tij të lojës dhe është gati ta sjellë në “Old Trafford”. Sipas “The Sun”, United është gati të shpenzojë shifrën e 25 milionë stërlinave për King, për ta mbyllur këtë marrëveshje që në merkaton e janarit, duke parë se Romelu Lukaku ende nuk po shpërthen.

Related posts

“SHKONTE ME VAJZËN E TRAJNERIT…”/ Ish-sulmuesi: Manchester United më shkatërroi karrierën!

F.autor

BARCELONA TRIUMFON ME “POKER”/ Suarez e Messi dhurojnë gola spektakolarë (VIDEO)

Delo.autor

TOPI I ARTË/ Pogba: Griezmann, Varane, Mbappe dhe Kante e meritojnë para meje

Isa.Autor

Leave a Comment