Futboll Seria A Sport

JUVENTUNS – ISCO/ Gjithçka varet nga dy yjet e “Zonjës së Vjetër”

Juventus është e përqendruar te kampionati dhe te dy ndeshjet e ardhshme që do t’i luajë brenda tri ditëve, kundër Atalanta-s dhe Sapmdoria-s, për ta mbyllur 2018-ën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, Juve po punon edhe në merkato. Pogba, Ramsey, De Ligt, Isco, që të gjithë janë në vëmendjen e bardhezinjve, duke qenë se e ardhmja e tyre është e pasigurt. Largimi i spanjollit të Real Madrid verën e ardhshme është i sigurt, mbetet të kuptohet vetëm çmimi i transferimit.

Juventus dhe Manchester City janë dy klubet më të interesuar për Isco-n, edhe pse kërkesa 100 milionë euro e Perez është paksa e vështirë për t’u plotësuar.

“Tuttosport” ka zbuluar se bardhezinjtë fillimisht po vlerësojnë të ardhmen e dy yjeve të ekipit, Pjanic dhe Khedira, të cilët mund të kushtëzojnë merkaton e Juventus, si për sa i takon blerjeve të mundshme, ashtu edhe për shumën që mund të shpenzohet.

Related posts

JUVENTUS-AJAX/ Allegri synon gjysmëfinalen e tretë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kërcënime nga ISIS, Ronaldo merr një truproje që lufton… (VIDEO)

Sadik.Autor

Ndeshje spektakolare në Romë, anglezët kalojnë përsëri në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment