Futboll Premier League Sport

KANE SI “GOLDEN BOY”/ “3 Luanët” fitojnë me goleadë ndaj Everton

Ndeshja e fundit e javës së 18-të të Premier League është kthyer në një festival golash. Tottenham ka mposhtur 6-2 Everton në Goodison Park dhe tani ndodhet në vend të tretë, vetëm dy pikë larg Manchester City-t.

Ishin vendasit ata që e nisën mirë duke kaluar të parët në avantazh me Walcott. Por me kalimin e minutave Tottenham e mori veten dhe Son barazoi, përpara se Dele Alli të përmbyste rezultatin në minutën e 35’. Harry Kane, i cili kishte shpërdoruar shumë mundësi deri në atë moment, shënon golin e tretë pak minuta përpara përfundimit të pjesës së parë.

Pas pushimit ishte Eriksen me një goditje fantastike nga distanca që shënon golin e katërt dhe të sigurisë për miqtë. Gjithsesi, pak minuta më pas Sigurdsson i jep një fije shpresë Everton me golin e tij të mrekullueshëm. Por dy golat ë shpejtë të Tottenham vulosën fitoren fantastike të londinezëve.

Ishin përsëri Son dhe Kane që fundosën Everton brenda. Me golin e dytë, Harry Kane është bërë lojtari i dytë që pas Michael Owen, i ashtuquajturi “Golden Boy” i Anglisë, që shënon 2+ gola në katër ndeshje radhazi ndaj një kundërshtari të vetëm. Oden e kishte bërë ndaj Newcastle nga gushti i 1998 deri në majin e 2001.

Related posts

POLEMIKAT PËR DY PENALLTI TË MOHURA/ “Shpërthejnë” mediat italiane: Duhej dhënë njëra prej tyre (VIDEO)

Delo.autor

LARGIMI I RONALDOS SHKAKTON “TËRMET”/ Isco dhe Real Madrid drejt ndarjes se tyre përfundimtare

Isa.Autor

RIKTHIMI I TEKNIKUT ITALIAN PAS 2 VITESH MUNGESË/ Agnelli thur elozhe: AlLegri u rikthye sepse është… fitues

Delo.autor

Leave a Comment