Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI “ME KOSTO ZERO”/ Ja ylli i Premier League që synon tani

Beppe Marotta ka shkuar tek Interi, por Juventusi vazhdon politikën e vet në merkato, që në vitet e fundit ka qenë shumë produktive për lojtarët me kosto zero. Mjafton të përmendim emra të tillë si Pirlo, Khedira, Dani Alves dhe Emre Can, për të kuptuar rëndësinë e kësaj filozofie pune.

Objektivi i ri për bardhezinjtë është Aaron Ramsey, një sulmues që mund të merret falas, i lindur në vitin 1990. Kontrata e tij me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2019 dhe nuk do të rinovohet.

Natyrisht, marrja e Ramsey nuk do të jetë diçka e lehtë për Juventusin, sipas “Tuttosport”, sepse duhet pasur parasysh konkurrenca e klubeve të tjera të mëdha europiane si Barcelona dhe PSG, ndërsa Interi nuk duket në gjendje të garojë për një lojtar me pagë 8 milionë euro neto në sezon.

“Nyja” në këtë rast është edhe ekonomike, pasi, si në rastin e Emre Can, për ta bllokuar Ramsey iu duhet paguar komision i lartë agjentëve të tij.

Në këtë moment, sipas “Tuttosport”, Juventusi, që i ka kontaktuar tashmë të dy menaxherët e Ramsey, është në avantazh të qartë për uellsianin. Kjo, për shkak se mesfushori nuk duket shumë i tunduar nga PSG dhe Barcelona. Dy klubet në fjalë mund të preferojnë të riun De Jong të Ajax.

Te bardhezinjtë, Ramsey, i cili mund të luajë ose në mesfushë, ose si mesfushor-sulmues, do të ishte shumë i dobishëm, sidomos në verë, kur Khedira do të provojë një eksperiencë të re.

Së fundi, sa i përket merkatos së janarit, goditje e mundshme e Juventusit mbetet Todibo, i cili ka shkëlqyer me Toulouse dhe është i gatshëm të lëvizë menjëherë. Në vend të kësaj, Spinazzola bashkohet me problemet fizike të Cancelo dhe Cuadrado, që nuk mund të jenë në dispozicion të trajnerit Allegri.

Related posts

DOUGLAS COSTA U KTHYE TEK BAYERN/ Salihamidzic nuk ka dyshime: Tani jemi më të paparashikueshëm

Delo.autor

ÇMENDURIA/ Zidane duhet të shmangë katastrofën e Botërorit për 200 milionë euro

Isa.Autor

BEFASI NË ANGLI/ Skuadra e kategorisë së tretë eliminon ekipin e Premier League (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment