Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Kaio Jorge drejt këtij klubi të madh, e konfirmon presidenti i Santos

Juventusi po i afrohet gjithnjë e më shumë blerjes së Kaio Jorge. Konfirmimi vjen nga Andres Rueda, president i Santos, pronari i klubit të sulmuesit brazilian 19-vjeçar: “Ne jemi duke negociuar me Juventusin për Kaio Jorge, ende nuk kemi vendosur nëse do të shitet menjëherë, ose do të largohet në janar, pas përfundimit të kontratës.

Nuk është e vërtetë që ne jemi të këqij në negociata, por nuk donim ta shisnim Kaio. Megjithatë, e gjejmë veten të detyruar nga kontrata”. Talenti i ri ka kontratë me Santos deri në dhjetor. Kjo do të thotë se në janar mund të largohet me parametra zero në cilin klub të dëshirojë.

Related posts

BASTET/ Shqipëri-Armeni, kuqezinjtë dukshëm favoritë. Sa kuotohet fitorja sot e Kombëtares në “Air Albania”

F.autor

Befason afrimi i ri i Napolit: Më bindi RONALDO për të kaluar në Serie A

Isa.Autor

RRËFIMI NË 360 GRADË I SADIKUT/ Nga kombëtarja tek eksperienca spanjolle

Delo.autor

Leave a Comment