Boks

TALLET ME JOSHUAN/ Ja rivali i Wilder që do të duelojë në 2019 (VIDEO)

Boksieri Anthony Joshua duket se do ta ketë të vështirë të gjejë një rival të denjë për duelin e 13 prillit, pasi të gjithë boksierët e tjerë “big” janë të zënë për atë datë. Wilder dhe Fury janë pranë marrëveshjes për të zhvilluar revanshin mes tyre, ndërkohë që Joshua nuk ka dëshirë të duelojë ndaj Dillian Whyte, të cilin e ka mundur disa dite më parë.

Pas duelit të zhvilluar të shtunën në Londër, ku Whyte mundi Chisora me “KO”, fansat vërshëllyen gjatë Joshua kur ky i fundit u ngjit në ring dhe po fliste. Kaq ka mjaftuar që Deontay Wilder të thumbojë kampionin e botës. “Nuk e kupton që askush nuk e do më, se është kampion rastësisht. Vërshëllimat dhe sharjet kundër tregojnë se ai nuk ka atë popullaritet që mendon”, tha Wilder.

Duke folur për të ardhmen e tij, Wilder shtoi se për momentin po shijon pushimet dhe se në janar mund të marrë një vendim në lidhje me duelin e tij të radhës. “Rrini në pritje, pasi së shpejti do të jap lajmin e madh. Kjo është një periudhë e bukur për boksin dhe peshën e rëndë. Jam i sigurtë se do të dueloj sërish ndaj Tyson Fury, duhet ta zhvillojmë revanshin, pasi kjo është sfida më e rëndësishme e peshës së rëndë aktualisht”, tha Deontay Wilder.

Related posts

FITOI DUELIN NË RING/ Por boksierja 23-vjeçare pëson ndryshimin e frikshëm në fytyrë (FOTO)

Delo.autor

Floyd Mayweather: Stërvitja për UFC do të fillojë së shpejti

Q.Autor

SHMANG NJË TRAGJEDI NË PLAZH/ Ish-kampioni i UFC shpëton adoleshentin që ishte duke u mbytur

Delo.autor

Leave a Comment