Futboll Premier League Sport

DËMTIME NË MBROJTJE/ Klopp: Ja çfarë duhet të ndodhi që të futemi në merkaton e janarit

Liverpool do të jetë i hapur për të blerë lojtarë të rinj në merkaton e janarit nëse do t’i duhet përforcime në luftën për titullin kampion, konfirmon trajneri Jurgen Klopp të hënën.

Skuadra e Klopp ka disa të dëmtuar për momentin, sidomos në mbrojtje, me Matip dhe Gomez që do të mungojnë deri nga mesi i janarit.

“Jam shumë i lumtur me lojtarët në dispozicion, por nuk i dihet. Prandaj e mbaj gjithmonë derën hapur për blerje të reja. Nëse ndodh diçka, duhet të jemi të përgatitur,” shprehet Klopp në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së radhës me Newcastle.

“Do të futemi në merkato vetëm nëse ndodh diçka dramatike, përndryshe jemi mirë kështu siç jemi.”

Liverpool do të ndeshet ndaj skuadrës së ish-trajnerit Rafa Benitez dhe Klopp nxit tifozët e Kuqë të tregojnë respekt për spanjollin.

“Mendoj se tifozët e klubit nuk e kanë harruar punën e mrekullueshme që ka bërë ai këtu.

“Rafa është një trajner me eksperiencë dhe për momentin skuadra e tij është në formë të mirë. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre”.

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare midis Manchester United dhe Swansea/ Pogba nga minuta e parë

Sadik.Autor

Don Balon – Bale negocion fshehtazi me Interin! Gazeta spanjolle: “Se bashku me Icardin…”

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Barcelona-Benfica. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment