Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Barcelona gjen sulmues në Angli, Messi e Valverde bekojnë transferimin

Barcelona është e dëshpëruar për të gjetur një sulmues për faktin e vetëm se pas largimit të Munir El Haddadi, Luis Suarez është i vetëm në majë të sulmit dhe në rast të një dëmtimi të tij Valverde do mbetej pa një 9-sh.

Për këtë, katalanasit kanë shënjestruar një sërë lojtarësh, ku së fundi emri më i pëlqyer është ai i Fernando Llorente, i cili ka kontratë me Tottenham deri në fund të këtij sezoni. Spanjolli konsiderohet një lëvizje e mirë për faktin se e njeh kampionatin spanjoll dhe trajneri Valverde ka punuar edhe më herët me të dhe ia di karakteristikat.

Për më tepër, senatorët e katalanasve, Sergio Busquets, Jordi Alba, Gerard Pique edhe Leo Messi kanë marrëdhënie të mira me 33-vjeçarin, që e takuan personalisht edhe në përballjen me Tottenham në Champions League.

Related posts

Klubi turk shkruan historinë, finalizon transferimin duke përdorur Bitcoin

Q.Autor

Milani nuk trembet nga UEFA, Fassone premton 2-3 blerje

Sadik.Autor

PLAS TEK ITALIA/ Trajneri Mancini kërcënon dy futbollistët: Mos tallni b*thën, Kean po pret në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment