Futboll Sport

TRONDITET ARSENALI/ Ndërhyrja e frkshme. Ylli i skuadrës thyen këmbën

Arsenal duhet të frikësohet pasi ylli i skuadrës Henrikh Mkhitaryan është lënduar rëndë në Kupën e Ligës kundër Tottenhamit, sfidë kjo e luajtur në javën e shkuar.

Sipas mediave angleze, ai nuk do të zbresë në fushë gjashtë javë si pasojë e thyerjes së këmbës në takimin ku “Topçinjtë” e humbën 1-3.

Lojtari i Kombëtares së Armenisë është lënduar pas një ndërhyrjeje të Lucas Moura, por pas kontrolleve të stafi mjekësor është konfirmuar se ai nuk do luajë me londinezët  për më shumë se një muaj.

Kjo situatë ka shtuar problemet tek Arsenal pasi në garën e kampionatit i duhet të përballët pa Mkhitaryan me skuadrat si  Liverpool apo Chelsea.

Related posts

Tacconi: Donnarumma duhet ndihmuar, nuk dilet nga fusha duke qarë

Sadik.Autor

Milani në buzë greminës/ Miliarderi Li në telashe pas vendimit të UEFA-s

Isa.Autor

Mbappe i pangopur: Do të jemi më të fortë më 2022

Isa.Autor

Leave a Comment