Futboll Seria A

JUVENTUSI MERR LAJMIN E MIRË/ Ylli i skuadrës shmang operacionin në gju

Juventusi po përgatitet për ndeshjen e Bergamos, kundër Atalanta-s. Në të njëjtën kohë, për skuadrën bardhezi vjen një lajm i mirë nga infermieria, lidhur me kushtet fizike të kolumbianit Juan Cuadrado, aktualisht në “bokse”.

Deklarata për shtyp, e lëshuar nga “Zonja e Vjetër”, pjesërisht e parashikuar nga Allegri në një konferencë për shtyp, flet për shmangien e operacionit në gju: “Cuadrado po vazhdon terapinë konservatore, me disa përmirësime, dhe aktualisht nuk ka indikacione se duhet vijuar me ndërhyrje kirurgjikale”.

Cuadrado, i cili e mori këtë dëmtim gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Young Boys, deri më tani ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar një gol në sezonin aktual.

Related posts

KLOPP I PËRQËNDRUAR TEK DERBI/ Lojtari i tij humbet në gjumë gjatë ndeshjes me Everton (FOTO)

Delo.autor

SYLVINHO E INJORON/ Por sulmuesi kuqezi realizon eurogol në Blegjikë

F.autor

U DËMTUA NDAJ SFIDËS SË ATALANTËS/ Lojtari i Interit operohet me sukses në menisk. Ja faza e rikuperimit

Delo.autor

Leave a Comment